Labinot Rexha: Po të mos kishte qenë Alba, nuk do të kishte Big Brother

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Labinot Rexha ka qenë një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother VIP Kosova 4.

Ai u komentua tejet shumë për rrugëtimin brenda, por edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Megjithatë, në një intervistë në RTV Dukagjini, ai ka folur për ish-banorët dhe për situatat në atë format.

 Foto: Facebook

Labi ka bërë lëvdata të mëdha për Alba Pollozhanin, duke e cilësuar lojtare të fortë.

“Mos të kishte qenë Alba nuk do të kishte Big Brother. Unë të them që prej personit të parë deri të fundit, ne jemi takuar tani 5 apo 6 veta në Zvicër. A e di sa mall kam pasur për atë, ato që kemi pasur brenda i kemi lënë anash”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Alba për mua, mos të kishte qenë Alba nuk do të kishte Big Brother. Produksioni ka kërkuar që Labinoti, ajo me mi djeg të gjitha rrobat e mia e të më hedh në pishinë”.

Pas daljes, Labi hodhi akuza të mëdha ndaj produksionit, duke thënë se i kishin bërë padrejtësi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër