Vdiq Bedajet Rustemi nga Tetova, ndër stomatologët e parë në Maqedoni

Nga D. V.
1,006 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë që për dekada e njohën si profesionist të përkushtuar dhe njeri të respektuar.

Bedajet Rustemi la gjurmë të rëndësishme në fushën e stomatologjisë dhe konsiderohej ndër pionierët e këtij profesioni te shqiptarët në vend.

Ngushëllime familjes Rustemi dhe të afërmve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër