BE formon grupin e punës për hartimin e traktatit për anëtarësim të Malit të Zi

Nga D. V.
729 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 14 maj, Zhurnal.mk– Qeveritë e 27 shteteve anëtare të BE-së dje e krijuan një grup pune të ngarkuar për të hartuar traktatin e pranimit për Malin e Zi, pasi vendi pritet të bëhet anëtari i 28-të i bllokut brenda dy vitesh.

Qeveria e Qipros, e cila e mbanê Kryesinê e rradhës gjashtëmujore të BE-së, tha se grupi mbajti takimin e saj të parë dje, raporton dtt-net.com, pêrcjellê Zhurnal.mk.

“Sot, Presidenca e Qipros mbajti me krenari takimin inaugurues të Grupit të Punës Ad Hoc për hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi – një moment historik në udhëtimin e pranimit të Malit të Zi në BE”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

“Ky hap i rëndësishëm dërgon një mesazh të fortë dhe pozitiv se zgjerimi mbetet një përparësi e besueshme dhe me vizion, dhe se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor po përparon vazhdimisht”, shtoi ajo.
Që kur nisi negociatat e pranimit në BE në vitin 2012, nga gjithsej 35 kapituj negociues, Podgorica ka hapur 33 për negociata dhe ka mbyllur 14 kapituj.

Zyrtarët e Malit të Zi shpresojnë se vendi do të përfundojë negociatat e pranimit këtë vit dhe do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër