BDI nisi Akademinë Politike për gjeneratat e reja

Nga B.M
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 maj, Zhurnal.mk – Ka nisur Akademia Politike e Bashkimit Demokratik për Integrim, platformë e dedikuar për formimin, avancimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja në politikë.

Nga BDI bëjnë të ditur se akademia synon të krijojë kuadro të reja politike përmes edukimit, angazhimit dhe zhvillimit të kapaciteteve udhëheqëse të të rinjve.

“Gjenerata e re filloi një rrugëtim të ri të dijes, angazhimit dhe përgjegjësisë politike, me energji dhe ide të reja për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sipas BDI-së, të rinjtë përmes kësaj platforme do të kenë mundësi të marrin pjesë aktive në ndërtimin e proceseve politike, shoqërore dhe kombëtare, duke u përgatitur për sfidat e kohës dhe përfaqësim dinjitoz në të ardhmen.

Nga partia theksojnë se Akademia Politike paraqet investim afatgjatë në dije, lidership dhe zhvillim politik, duke e konsideruar gjeneratën e re si faktor kyç për të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër