Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,84 % në raport me vendimin e datës 11.5.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2.00 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 2.50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0.50 denar/l.

Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU rritet për 0,846 den/kg dhe do të jetë 50.814 den/kg.

Nga data 19.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 92,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 93,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 50,814 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër