Banka Botërore e ka rritur parashikimin e rritjes për ekonominë e Maqdonisë në 3,2% për vitin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Banka Botërore e ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2026 në 3,2% nga parashikimi i mëparshëm prej 2,9%.

Në raportin e tetorit të Bankës Botërore theksohet se nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike do të jenë projektet infrastrukturore.

 

Për vitet 2027 dhe 2028, BB parashikon një rritje prej 3,0% për ekonominë e Maqedonisë.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, banka parashikon një rritje ekonomike prej 3,1% në vitin 2026 dhe 3,4% në vitet 2027 dhe 2028.

artikuj të ndërlidhura