Shkup, 5 tetor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë Veriut është regjistruar rritje e eksportit dhe importit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që eksporti ka shënuar rritje për 8.81 përqind, ndërsa importi rritje për 7.99 përqind.
“Eksporti janar- gusht të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit 2025 shënoi rritje për 5 738 700 000 euro, ndërsa importi 8 153 800 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit, 58.5 përqind është me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Në periudhën janar–gusht të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti.
