Siljanovska-Davkova ankohet në Slloveni për pengesat nga Bullgaria për rrugën për në BE

Nga D. V.
979 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/Lubjanë, 18 Maj, Zhurnal.mk – Kryetarja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot është ankuar tek homologja sllovene Natasha Pirc Musar për problemet që ka Maqedonia e Veriut prej Bullgarisë në rrugën e premtuar për anëtarësim në BE, shkruan Zhurnal.mk.

Ajo u ankua nga siç tha “rreziku i bilateralizimit” të procesit të zgjerimit të BE-së, e me të cilin bilateralizim Maqedonia e Veriut tashmë është përballur në të kaluarën jo të largët me veton e Greqisë, e tash edhe me të Bullgarisë, e cilat ajo tha se kanë të bëjnë me identitetin maqedonas të cilin Bullgaria e kundërshton.

“Ajo që dua të theksoj është rreziku i bilateralizimit të procesit të zgjerimit, veçanërisht kur ai lidhet me çështje identiteti, të cilat nuk janë të negociueshme. Ne nuk kërkojmë privilegje, por zbatim të qëndrueshëm të ligjit evropian dhe respekt për identitetin historik dhe kulturor të popujve dhe dinjitetin dhe integritetin e individëve,” tha jo në një konferenë për shtyp me Pirc Musar.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE e tij refuzojn” që të bëjë ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga BE e të imponuara nga Bullgaria, për të futur bashkësinë bullgare në të, përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk .

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër