Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Toni Marfi kryetar i Gjykatës Evropiane të Revizionit. Në takim morën pjesë edhe Revizioni i Përgjithshëm i Shtetit, Maksim Acevski dhe Zëvendës Revizori i Përgjithshëm i Shtetit, Orhan Ademi.
Kryetari Gashi u fokusua në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrje institucionale si elemente kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e reformave në procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit u theksua roli i institucioneve të pavarura të auditimit në promovimin e sundimit të ligjit, forcimin e besimit të qytetarëve dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes institucionale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e reformave që kontribuojnë në forcimin e standardeve evropiane dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike është proces që duhet të përmirësohet vazhdimisht.
