“Kur jemi te frizerkat”, bashkëshorti i Osmanit i reagon Glauk Konjufcës: Tallje me çdo vajzë e grua në Kosovë

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Një video e publikuar dje ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca duke qeshur dhe duke thënë fjalën “frizerkë” bëri bujë të madhe dje në rrjet.

E pas kësaj, Konjufca deklaroi se këtë nuk e tha duke iu referuar ish-presidentes Vjosa Osmani, por që po i përgjigjej një “pseudo-gazetari” i pranishëm në takim.

E pas kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Përmes një shkrimi të gjatë ai foli mbi dinjitetin dhe për arritjet e Vjosa Osmanit.

Pas kësaj ai tha se ky rast flet shumë për Glauk Konjufcën dhe për mentalitetin e tij “karateist” sesa për Osmanin dhe frizeret.

“Sepse ajo që zbuloi kjo “tallje” është kjo: në botën tënde mizogjeniste, ti mund të hysh në një sallon të frizereve, të kërkosh votën e grave dhe, në të njëjtin hap e çast, profesionin e tyre ta përdorësh si armë kundër një gruaje tjetër. Kërkon mbështetjen e tyre, por nuk u jep respektin tënd. Ky nuk është qëndrim politik. Është interes i maskuar si përçmim”.

“Ti i kërkove Kosovës të të besojë pushtetin, Glauk. Por pushteti në duart e dikujt që tall gratë që përfaqëson, nënçmon punën e njerëzve që pretendon se u shërben dhe qesh me ambicien e tyre, nuk është lidership. Është paralajmërim”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër