Në moshën 57 vjeçare, Kylie Minogue mposht në heshtje kancerin e gjirit për herë të dytë

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur australiane Kylie Minogue (57) ka zbuluar se është diagnostikuar për herë të dytë me kancer të gjirit në fillim të vitit 2021, por këtë herë vendosi ta përballonte gjithçka larg syrit të publikut.

Zbulimi është bërë në dokumentarin tredjepjesësh të Netflix-it, me titull “Kylie”, i publikuar të mërkurën, më 20 maj 2026.

“Diagnozën e dytë me kancer e mora në fillim të vitit 2021. Arrita ta mbaja për vete, ndryshe nga hera e parë”, thotë Minogue në dokumentar. Ajo shton se tani e ka kaluar sëmundjen: “Për fat, ia dola. Përsëri. Dhe gjithçka është në rregull”.

– YouTube  youtu.be

Kylie shpjegon se, ndryshe nga beteja e parë me kancerin në vitin 2005 – e cila u shoqërua me vëmendje të jashtëzakonshme mediatike – këtë herë nuk ndjeu as detyrim e as forcë ta bëjë publike. Sipas saj, në atë periudhë ishte “si një hije e vetes” dhe presioni i jashtëm do ta bënte edhe më të vështirë përballjen.

“Nuk ndjej detyrim t’ia them gjithë botës, dhe sinqerisht nuk mundesha atëherë, sepse isha thjesht një hije e vetes”, shprehet ajo. Ajo kujton se gjatë betejës së parë, vëmendja e madhe e mediave e bëri të ndihej e shkëputur “nga trupi i saj”.

Minogue thotë se e ka përpunuar emocionalisht atë që po kalonte edhe përmes muzikës. Ajo përmend këngën “Story” nga albumi Tension, ku tekstet aludojnë për një sekret të mbajtur për vete: “Kisha një sekret që e mbaja për vete…”.

Ajo shton se, edhe pse hiti i saj i vitit 2023 “Padam Padam” i hapi dyer të reja, brenda vetes luftonte me ndjenjën se sëmundja “nuk ishte thjesht një episod kalimtar”.

Kujtojmë se Kylie Minogue u diagnostikua për herë të parë me kancer të gjirit në maj 2005. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike dhe kimioterapisë, ndërsa në shkurt 2006 njoftoi se e kishte mposhtur sëmundjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër