Vlera e shportës minimale bie për 54 denarë, thotë sindikata

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 Maj, Zhurnal.mk – Veç 54 denarë është rritur vlera e shportës minimale këtë muaj na krahasim me prill, sipas të vlerësimeve të Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk
LSM tha se vlera e shportës minimale sindikale për majin e vitit 2026 në Maqedoni arrin në 68.743,00 denarë, që paraqet një rënie të lehtë prej 54,00 denarësh krahasuar me prillin, kur ishte 68.797,00 denarë, raportoi puls24.

Sipas të LSM-së ushqimi dhe pijet në këtë vlerë arrijnë 25.475 denarë ose 37,1%, pastaj strehimi, uji, energjia elektrike dhe ngrohja me 6.338 denarë, e veshmbathja dhe këpucët 6.334 denarë.

Shpenzime të tjera përfshijnë transportin, komunikimet, rekreacionin dhe kulturën, arsimin, restorantet dhe hotelet, si dhe kategori të tjera të shërbimeve dhe mallrave bazë.

Në rastin e qirasë për një apartament prej 60 m², shporta minimale e sindikatës rritet në 84,117.00 denarë, ku vetëm kostot e strehimit dhe shërbimeve arrijnë në 21,713 denarë, sipas vlerësimeve të sindikatës. / Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër