Tel Aviv, 20 maj, Zhurnal.mk – Aktivistët e “Global Sumud Flotilla” janë parë në imazhet e trasmetuara në gjunjë, me duart e lidhura pas shpine, të rrethuar nga agjentët e Shin Bet, shkruan corrierere it.
Përballë tyre, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, valëvit flamurin izraelit duke i tallur ata. .l
“Shikoni si janë katandisur tani. Jo heronj, por mbështetës të terrorizmit”, thotë ai në videon e publikuar në rrjetet e tij sociale.
Mes të ndaluarve ndodhen edhe 29 italianë.
Në një deklaratë të përbashkët, Giorgia Meloni dhe Antonio Tajani e kanë cilësuar “të papranueshëm” trajtimin që Izraeli u ka bërë aktivistëve të Flotilla-s, duke shtuar se Italia “kërkon ndjesë për shpërfilljen totale të treguar ndaj kërkesave të qarta të qeverisë italiane”.
Ndërkohë ministria e Jashtme italiane ka njoftuar thirrjen e ambasadorit izraelit për të kërkuar “sqarime formale” mbi atë që ka ndodhur.
