Mickoski: “Treni urban” do të sjellë transport të shpejtë dhe ekologjik për qytetarët e Shkupit

Nga B.M
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se projekti “Treni urban” do të sjellë transport më të shpejtë, modern dhe ekologjik për qytetarët e Shkupi.

Sipas Mickoskit, realizimi i këtij projekti do të lehtësojë lëvizjen e përditshme të mijëra qytetarëve që udhëtojnë drejt qendrës së qytetit, veçanërisht në aksin nga Zelenikova, përmes Draçevës, Lisiçes dhe Aerodromit deri te Qendra Transportuese.

““Kjo do të thotë transport i ri ekologjik për një pjesë të madhe të qytetarëve që kanë rutinë të përditshme të lëvizin drejt qendrës së qytetit në aksin nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Aerodromit deri te Qendra Transportuese. Duke qenë se gjatë muajve të dimrit e dini se çfarë ndodh në kryeqytet, ndotja dhe problemet e ngjashme, vlerësojmë se në këtë mënyrë do të sigurojmë transport më të shpejtë dhe ekologjik për një pjesë të madhe të bashkëqytetarëve tanë.

Në hekurudhën e rikonstruktuar dhe të elektrifikuar, ata do të mund të lëvizin me shpejtësi prej 80 deri në 90 kilometra në orë, në vend të 20 deri në 30 kilometra në orë si deri më tani. Po punojmë edhe në dy segmentet e tjera, njëri nga Gjorçe Petrovi dhe tjetri nga Ilindeni. Kështu që presim që i gjithë ky projekt deri në vitet 2027-2028 të përmbyllet plotësisht. Dhe kjo të ofrohet si alternativë transporti për një pjesë të madhe të qytetarëve tanë që lëvizin nga periferia drejt qendrës së qytetit.”, deklaroi Mickoski.

“Treni urban” pritet të përmirësojë lidhjen ndërmjet lagjeve periferike dhe qendrës së qytetit, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e transportit të qëndrueshëm në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër