Tiranë, 20 maj Zhurnal.mk – Analisti Mustafa Nano tha në studion e lajmeve të MCN Tv se PD-ja do të vdesë bashkë me Berishën dhe se e njëjta gjë do ndodhë dhe me PS-në dhe Ramën.
Duke vijuar Nano tha se Rama e kontrollon më fort PS-së sesa Berisha PD-në.
“Salianji është i dobët, po e qorton fort Berishën, pikërisht tani që Berisha i thotë je i vetëpërjashtuar. Njerëz të tillë nuk demonstrojnë as inteligjencë as ndershmëri. Gjërat që Salianji i thotë Berishës, që është i përzier me krimin e organizuar, duhet t’ia thonte më parë. Është sëmundje e politikës shqiptare.
Kjo ndodh dhe me PS, me Spiropalin. Më vjen dhe keq t’i kritikoj këta se janë kundër establishmentit. Kritika e bërë në këto momente dhe me këto motivacione nuk i nderon këto njerëz. Besoj se Partitë Popullore Evropiane nuk kanë vëmendjen fare ndaj gjërave që ndodhin në PD. Ata e dinë se çfarë po ndodh.
PD do vdesë bashkë me Berishën. Kam frikë se edhe kjo partia tjetër do vdesë me Ramën, se ky e ka berishizuar partinë. Ajo parti ka qenë ndryshe.
Besoj se ai proces do ecë dhe ecën pavarësisht.
Rama e kontrollon më fort PS-së sesa Berisha PD-në. Berisha kërkon ta sundojë por tani s’ka as energjinë, as fuqinë fizike.”
I pyetur për miratimin e raportit për Shqipërinë në Bruksel, Nano tha:
“Nuk jemi tek dera, por IBAR është proces i rëndësishëm. Nëse bëhen bashkë të gjitha, besoj se brenda këtij muaji, kjo gjë sqarohet atëherë ata që e duan shumë anëtarësimin kanë arsye të gëzohen. Është një hap i rëndësishëm”.
