Mbani trurin tuaj të kthjellët duke medituar

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Studiuesit nga Univeristeti Davis në California kanë gjetur se meditimi për vetëm një orë në ditë, redukton rënien e nivelit mendor në moshën më të vjetër.

Megjithatë studiuesit ende nuk kanë arritur të shpjegojnë pse kjo praktikë ka efekt të tillë, megjithatë më parë është theksuar se meditimi mund të ndihmojë njerëzit të mbajnë aftësitë e tyre mendore.

Ata po ashtu zbuluan se praktika e vazhdueshme e meditimit shoqërohet me përmirësime të qëndrueshme në vëmendjen e vazhdueshme dhe frenimin e reagimit, ose shtypjen e veprimeve që janë të papërshtatshme.

Më tej u zbulua se njerëzit që meditojnë rregullisht kanë sasi më të mëdha të gyrifikimit, një proces që përfshinte ‘palosjen’ e korteksit cerebral – që luan një rol kyç në kujtesën, vëmendjen dhe menduar.

Procesi i ringjalljes lejon trurin të përpunojë informacionin më shpejt dhe të përmirësojë përpunimin nervor.

Llogaritet që gjetjet e tyre janë të parat që ofrojnë dëshmi se praktika intensive dhe e vazhdueshme e meditimit është e lidhur me përmirësime të qëndrueshme të aftësive mendore të njeriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër