Vendet e BE-së i japin dritë të gjelbër reformave thelbësore të Shqipërisë, por ende nuk ka datë për mbyllje

Nga D V
194 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 21 Maj, Zhurnal.mk– Përfaqësuesit e qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së u pajtuan sot për një vlerësim të përbashkët pozitiv të reformave të deritanishme të Shqipërisë mbi grupin 1 të kaoitujve negociues të njohur me emrin ‘Themeloret’ që lidhet me sektorin e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, pasi vendi i hapi të 33 kapitujt negociues, por megjithatë ende nuk është caktuar një datë për mbylljen e këtij grupi prej 5 kapitujsh, raporton dtt-net.com, përcjellë Zhurnal.mk.

Pas ndasive fillestare midis qeverive, kur tre shtete hezitonin, e dy prej tyre ishin Estonia dhe Rumania, sot në të ashtuquajturin grup COELA, të gjithë përfaqësuesit i dhanë dritën e gjëlbër për raportin IBAR (Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve) mbi gjendjen e reformave në pesë kapitujt negociues të grupit, sipas burimeve në Bruksel.

Burime të BE-së i thanë dtt-net.com se Ambasadorët ende në takimin e tyre të së premtës kanë për të vendosur të thërrasin një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) midis Shqipërisë dhe BE-së, për të martën më 26 maj, por asnjë kapitull negociues nuk do të mbyllet në takimin e IGC-së të javës së ardhshme.

“IGC nuk do ta mbyllë Grupin 1, por do të konfirmojë përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe do të vendosë standardet e mbylljes për këtë Grupim…”, thanë burime për dtt-net.com, duke shpjeguar se “dosja do t’u kalojë Ambasadorëve të BE-së (COREPER) nesër pasdite”, të cilët duhet të vendosin për IGC-në “me shumë mundësi për të martën e ardhshme”.

Grupi 1 përbëhet nga Kapitulli 5 (Prokurimi Publik); Kapitulli 18 (Statistikat); Kapitulli 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore); Kapitulli 24 (Drejtësia, liria dhe siguria) dhe Kapitulli 32 (Kontrolli Financiar).

Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt negociues që nga të parët në tetor 2024, dhe qeveria e saj shpreson për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. /

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në procesin e anëtarësimit në BE Shqipëria ndodhet pas Malit të Zi, i cili ka hapur të gjithë kapitujt, dhe ka mbyllur 14 prej tyre deri më tash. /// Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër