Bella Hadid la pa fjalë të gjithë kur kreu një veprim të rrezikshëm ndërsa ndodhej në një superjaht në Rivierën Franceze të mërkurën.
Vetëm disa orë para se të parakalonte në tapetin e kuq në Festivalit e Filmit në Kanë, supermodelja 29-vjeçare u pa në bordin e një jahti luksoz me tre kate, i quajtur “Seven Sins”.
Ajo u shfaq duke ecur në kuvertë me një kostum banje dhe syze dielli, duke shijuar rrezet e drejtpërdrejta të diellit në pjesën e sipërme të jahtit.

Më pas, Bella Hadid bëri një veprim të guximshëm, duke u ngritur me kujdes mbi parmakun e pjerrët të xhamit të sigurisë dhe duke u hedhur drejt e në ujë.
Ajo u hodh me këmbët përpara, ndërsa krahët i lëviznin në ajër gjatë rënies në ujë.

Miqtë e saj shikonin të habitur ndërsa njëri prej tyre madje nxori telefonin për të filmuar momentin.
Fatmirësisht, supermodelja nuk u lëndua dhe dukej mirë ndërsa freskohej në ujë.

Për ditën e saj në jaht, Bella Hadid kishte veshur një kostum banje ngjyrë bordo me prerje anësore, syze dielli të bardha në formë ovale dhe flokët e saj biondë i kishte lënë të lira.
Nuk kishte se si të mos vëreheshin linjat e përkryera të modeles së njohur.

