Prishtinë, 21 maj Zhurnal.mk – Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21 dhe 22 maj.
Gjatë zhvillimit të ushtrimeve, Komuna ka paralajmëruar se mund të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.
“Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartëcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë”, thuhet në njoftim.
