Shkup, 21 maj Zhurnal.mk – Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, deklaroi sot se vetëm punëdhënësi ka të drejtë të kërkojë kontroll dhe informacione lidhur me procedurën e pushimit mjekësor të kryetarit të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski.
Klekovski theksoi se Fondi mund të japë informacione vetëm për procedurën administrative të lëshimit të pushimit mjekësor dhe jo për diagnozën e pacientit.
“Informacione për pushimin mjekësor mund të kërkojë vetëm punëdhënësi dhe vetëm ai mund të marrë sqarime për procedurën e bolimit, por në asnjë rast për diagnozën. Nëse ju interesojnë këto informacione, mund t’i jap vetëm me kërkesë të punëdhënësit”, deklaroi Klekovski para mediave.
Kryetari i Karposhit, Lukrovski, prej rreth njëzet ditësh nuk është paraqitur në punë në komunë. Hera e fundit kur ai është parë në publik ishte gjatë shënimit të 123-vjetorit të vdekjes së Goce Delçev në kishën “Shën Spasi”.
