Kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 maj, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në orët e mesditës e pasdites.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale afatshkurtra reshjet në zonën e lindjes në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati  i veriut me shpejtësi 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 16m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/25 Diell re
Kukës 15/28 Diell re shi
Lezhë 15/28 Diell re
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 15/28 Diell re
Tiranë 15/29 Diell re
Elbasan 14/29 Diell re shi
Berat 13/29 Diell re shi
Vlorë 15/29 Diell re
Korçë 10/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/28 Diell re shi
Sarandë 15/27 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër