Trump: SHBA do të dërgojnë 5.000 ushtarë shtesë në Poloni

Nga D. V.
234 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 22 maj, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara “do të dërgojnë edhe 5.000 ushtarë shtesë në Poloni shkroi presidenti amerikan  Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.

“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5.000 ushtarë shtesë në Poloni”, theksoi ai.

Vetëm disa ditë më parë presidenti Trump vendosi të largojë  nga Gjermania  5 000 trupa amerikane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër