Memishi: Komuna e Tearcës fiton projekte mbi 9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës

Nga B.M
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se komuna ka siguruar projekte në vlerë prej 9.202.722 denarësh përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal. Sipas Memishit, këto mjete do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në vendbanimet e komunës dhe modernizimin e infrastrukturës lokale.

“Ky sukses paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit të infrastrukturës lokale në komunën tonë”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se projektet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke krijuar një ambient më funksional dhe më të mirë për banorët e Tearcës.

Në njoftimin e tij, Memishi theksoi se komuna do të vazhdojë me angazhim, transparencë dhe përkushtim maksimal për të sjellë investime të reja dhe projekte zhvillimore për komunën e Tearcës

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër