Mbi 100 milionë euro për Alvarez, por Barcelona ka gati formulën e re të transferimit

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona po intensifikon përpjekjet për transferimin e Julián Álvarez, me klubin katalanas që synon ta bëjë sulmuesin e Atletico Madridit objektivin kryesor për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të verës.

Eksperti i afatit kalimtar, Matteo Moretto, ka zbuluar se drejtuesit e Barçës janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje serioze për argjentinasin në javët e ardhshme.

“Barcelona dëshiron që ai të jetë plani A për sulmin. Klubi planifikon të kontaktojë Atleticon dhe agjentin e lojtarit. Atletico kërkon mbi 100 milionë euro, ndërsa Barça po shqyrton mundësinë e përfshirjes së disa lojtarëve në marrëveshje për të ulur koston e transferimit”, deklaroi Moretto.

Sipas tij, Alvarez ndihet i lumtur në Madrid dhe është përshtatur shumë mirë te Atletico, por interesimi i Barcelonës mbetet konkret dhe i fortë.

Moretto shtoi gjithashtu se Joao Pedro është një tjetër alternativë që po monitorohet nga katalanasit për repartin ofensiv, megjithatë prioriteti kryesor vazhdon të jetë Alvarez.

Raportimet e mëhershme nga i njëjti gazetar sugjerojnë se sulmuesi argjentinas do ta konsideronte Barcelonën si destinacionin e tij të preferuar në rast se vendos të largohet nga Atletico Madrid.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër