Thora Birch ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke treguar se është biseksuale gjatë një eventi në West Hollywood, në kuadër të një aktiviteti për përvjetorin e një lokali të njohur të komunitetit LGBTQ+.
Aktorja 44-vjeçare, e njohur për rolin e saj në Hocus Pocus, e bëri deklaratën teksa ndante edhe një mesazh mbështetjeje për komunitetin LGBTQ+.
Ajo tha se ky komunitet ka pasur një ndikim të madh në jetën dhe formimin e saj si person, shkruan DailyMail.
Birch theksoi se ndihet e lidhur me këtë komunitet dhe e vlerëson shumë hapësirën që ai i ka dhënë gjatë viteve, duke shtuar se është e rëndësishme që njerëzit të gjejnë vende dhe komunitete ku ndihen të pranuar dhe të mbështetur.
Deklarata e saj vjen vite pas martesës me bashkëshortin e saj, duke sjellë reagime dhe interes të madh në rrjetet sociale dhe media.
Ajo u shfaq në event së bashku me partnerin e saj, ndërsa foli edhe për rëndësinë e dashurisë, pranimit dhe mbështetjes mes njerëzve.
Birch, e cila ka nisur karrierën që në fëmijëri dhe është e njohur edhe për filma të tjerë si “American Beauty” dhe “Ghost World”, vazhdon të jetë aktive në projekte filmike dhe në evente publike.


