Vlorë, 22 maj Zhurnal.mk – Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë.
Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me shpejtësi drejt kodrave dhe zonave me ullishte.
Sipas asaj që raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë flakët me ujë. Ata janë duke izoluar me mjete rrethanore zjarrin.
Ndërkohë, era e fortë po ndihmon përhapjen e mëtejshme të zjarrit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe ullinj.
