Ambasadorët e vendeve të BE-së miratojnë draftin e përkohshëm të EUCP, zbulohet data e Konferencës Ndërqeveritare

Nga Xh M
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strazburg, 22 maj Zhurnal.mk – Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin paraprak të EUCP-së, duke hapur rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj në Bruksel, e planifikuar të nisë në orën 19:00.

Ky do të jetë takimi i tetë në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe konsiderohet një tjetër etapë e rëndësishme në procesin integrues.

Gjatë konferencës pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të ndërmjetme nga pala shqiptare, si edhe të vendosen objektivat përmbyllëse për grupkapitullin “Bazat”. Në këtë paketë përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, çështjet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore, si edhe siguria dhe liria.

Në rendin e diskutimeve do të jenë edhe kriteret ekonomike, që përfshijnë prokurimet publike, statistikat dhe mekanizmat e kontrollit financiar.

NJOFTIMI
Konferenca e 8-të e Anëtarësimit me Shqipërinë, 26 maj 2026
Pikat kryesore të rendit të ditës
Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe Kapitullin 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër