Rubin Zemon dorëhiqet nga funksioni partiak në LSDM

Nga Xh M
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj Zhurnal.mk – Funksionari i lartë i LSDM-së, Rubin Zemon, ka dhënë dorëheqje nga funksioni partiak pasi u takua me një mohues bullgar të maqedonasve.

Zemon, i cili ishte paralajmëruar si përforcim i LSDM-së në Bordin Ekzekutiv të partisë, brenda një muaji shkaktoi dy incidente.

Në të parin ai e ofendoi Goce Delçev, ndërsa në të dytin u takua me liderin e Fondacionit bullgar “Maqedonia”, i cili vazhdimisht i ofendon maqedonasit duke pretenduar se ata janë bullgarë.

Në një postim në Facebook, Zemon njoftoi dorëheqjen me qëllim që ta mbrojë LSDM-në.

“Duke dashur ta mbroj reputacionin e LSDM-së nga sulmet joparimore ndaj meje, e duke përfshirë në këtë mënyrë edhe familjen time, si dhe që të mos bëhem barrë për luftën e partisë kundër rrëzimit të kësaj qeverie, jap dorëheqje nga pozita anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së”, shkroi Zemon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër