Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori i njohur Birçe Hasko

Nga Xh M
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori i njohur Birçe Hasko. Roli i tij i parë në kinematografi është ai në vitin 1971, ballisti në filmin “Kur zbardhi një ditë” i regjisorit Piro Milkani. “Ballisti në filmin “Kur zbardhi një ditë” ka qenë roli im i parë. Piro Milkani është regjisori i parë që më ka hapur rrugën e bukur të kinemasë. Më pas jeta ime artistike vijoi dhe me filma të tjerë, por dhe në interpretime në teatër”, është shprehur Birçe Hasko.

Ndërsa roli i tij i fundit është ai në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009. “Nuk shkoja për të kërkuar role, por më kanë kërkuar”, ka thënë Hasko.

Që nga viti 1969 punon si pedagog, profesion që ia propozuan që pas mbarimit të shkollës me rezultate të mirë, por vitin e parë nuk e lanë. Erdhi në Institutin e Arteve një vit më vonë dhe që atë vazhdon edhe sot në moshën 70-vjeçare, duke dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit e duke nxjerrë me dhjetëra e qindra aktorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër