Murtezi: Po e çojmë amanetin në vend, institucionet kanë nisur luftën kundër kumarit dhe kredive të shpejta

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 maj Zhurnal.mk – Institucionet shtetërore kanë nisur të ndërmarrin masa konkrete kundër kumarit dhe kredive të shpejta, me qëllim mbrojtjen e familjeve dhe të rinjve nga pasojat e lojërave të fatit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Muhamed Murtezi, përmes një video-mesazhi ku ka theksuar se shteti po vendos rend në një problem që për vite me radhë është toleruar.

Sipas tij, kazinotë dhe bastoret po largohen nga afërsia e shkollave, ndërsa paralajmërohet edhe ndalimi i reklamave që promovojnë bixhozin, si dhe largimi i aparateve nga lagjet.

“Ne jemi bërë oazë e kumarit. Nuk është normale që fëmijët të kalojnë pranë kazinove për të shkuar në shkollë, e as që familjet të futen në borxhe nga lojërat e fatit dhe kreditë e shpejta”, ka deklaruar Murtezi.

Ai ka theksuar se qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e familjeve dhe rikthimi i rendit në shoqëri.

https://www.facebook.com/share/r/1BZYw5j6UC/?mibextid=wwXIfr

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër