Mungesë alarmante ilaçesh për diabetikët – reagojnë shoqatat

Nga Xh M
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 maj Zhurnal.mk – Ndërsa numri i personave me diabet po rritet vazhdimisht, sfidat me mungesën e terapive ende nuk janë tejkaluar. Aktualisht, 65 pacientë përballen me mungesë të sensorëve, ndërsa rreth 200 të tjerë janë në pritje të terapisë antidiabetike ose insulinës moderne. Për shkak të mungesave, disa pacientë detyrohen t’i sigurojnë terapitë në mënyrë private. Sipas kryetarit të Shoqatës së Personave me Diabet, prej më shumë se një janë përballur me mungesë serioze të terapisë moderne antidiabetike. Ai thekson se sasitë e planifikuara nga Ministria e Shëndetësisë për shpërndarje nuk janë realizuar plotësisht, ndërsa mungesa ka edhe për pacientët e sapodiagnostikuar.

“Gjatë këtyre muajve personat me diabet tipi 1 kanë problemin më të madh nuk kanë senzorë, disa senzorë priten të që këto ditë të arrijnë, atë tjerat që janë në prokurim me një sasi të re rreth 150 pritet të arrijnë më 1 qershor. Kjo ka ndodhur pasi ministria e ka vonuar tenderin dhe kjo nuk është diçka e re për neve …kjo do të thotë se pacientët gjatë këtyre muajve kanë jetuar me pasiguri,” tha Dime Velev, kryetar i Shoqatës për pacientët me diabet.

Në tre vitet e fundit, numri i personave që kanë nevojë për terapi me insulinë është rritur me rreth 7 deri në 8 mijë pacientë në vit. Ndërkohë, rreth 10 mijë persona trajtohen me terapi antidiabetike për diabetin e tipit 2.

“80 për qind të terapisë e kemi privatisht, pra të terapisë moderne që kushton prej 70 deri në 100 euro në muaj, është e përballueshme për personat me pagë mesatare e të mos flasë për ato me minimale, shumë vështirë e kemi të mbijetojmë, por e kemi patjetër ta marrim,” deklaroi Dime Velev, kryetar i Shoqatës për pacientët me diabet.

Personat me diabet përballen edhe me mungesë të terminëve për kontrolle mjekësore, ndërsa kërkojnë që terapitë moderne të vendosen në listën pozitive. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës, takimi i fundit me ministrin është mbajtur para 10 muajve, ndërsa ata ankohen se vazhdimisht po injorohen nga ministri në ngjarjet që organizojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër