Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës zgjedh kryesinë e re, në krye Zekim Istogu

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj, Zhurnal.mk – Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka zgjedhur udhëheqjen e re me synim fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të derivateve në vend.

Në krye të Shoqatës për pjesën e parë të mandatit është zgjedhur Zekim Istogu, përfaqësues i IP-KOS SH.P.K.

“Udhëheqja e re ka përcaktuar si prioritete kryesore adresimin e sfidave të sektorit të naftës dhe derivateve, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, si dhe fuqizimin e dialogut institucional për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit”, thuhet në njoftim.

Sipas Shoqatës, fokusi do të jetë edhe në mbrojtjen e interesave të bizneseve anëtare, rritjen e standardeve të tregut dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime dhe konkurrencë të drejtë.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorëve strategjikë dhe forcimin e rolit të komunitetit të biznesit në zhvillimin ekonomik të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër