Njoftim i rëndësishëm nga komuna e Çairit me rastin e Kurban Bajramit

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Çairi, 25 maj, Zhurnal.mk – Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale, ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.

📍 Lokacionet:
• Në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë
• Në afërsi të teqes – Duganxhik
• Në afërsi të restorant “Fa Fa”
• Në afërsi të teqes – Tefejuz
• Rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”

Apelojmë tek qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagjet tona.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër