Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Sot, në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u mirëprit Bekim Jashari, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Gjatë vizitës, mysafirët u informuan për dinamikën e ndërtimit të kampusit, si dhe për rrugëtimin e gjatë, sfidat dhe sakrificat ndër vite për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë arsimore dhe kombëtare.
Prorektori i UNT-së, Bunjamin Bela, theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” është më shumë se një kampus është investim në dije, në të ardhmen e të rinjve dhe në zhvillimin e shoqërisë.
“Rrugëtimi vazhdon me përkushtim, përgjegjësi dhe besim në të ardhmen”, u shpreh Bela, duke nënvizuar se ky projekt është simbol i vizionit për një arsim modern dhe të qëndrueshëm.”
