Një përfaqësues i opozitës pjesë e bisedimeve me Bullgarinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Micksoski ju përgjigj kërkesës së opozitës për të marrë pjesë në bisedimet që po zhvillohen me Bullgarinë, për zhbllokimin e rrugës eurointegruese. Në kërkesën që e parashtroi deputetja e Frontit Evropian Arbana Pasholli, kryeministri Mickoski i udhëzoi që të propozojnë një përfaqësues, i cili do të jetë pjesë e ekipit që do të zhvilloj bisedimet me fqiun lindor. Ai u shpreh se për dallim nga qeverisja e kaluar kur VMRO ishte opozitë dhe nuk ishte përfshirë në asnjë proces ku merreshin vendime historike për shtetin, pushteti aktual e mbështet kërkesën e tyre për tu bërë pjesë e bisedimeve me Sofjen.

“Në këtë dialog që po e zhvillojmë me Bullgarinë, ju si opozitë e zgjeruar, me disa parti politike, propozoni përfaqësues që të jetë pjesë e ekipeve që do të zhvillojnë bisedimet me fqiun tonë lindor dhe ne apsolutisht këtë do ta respektojmë dhe saher kur do të ketë bisedime, përfaqësuesi që do ta propozoni ju do të jetë pjesë e bisedimeve. Përndryshe, BE është qëllimi ynë strategjik dhe këtu nuk ka asnjë milimetër lëvizje”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër

Ndërsja deputetja Pasholli shprehi mirënjohje për ftesën e kryeministrit. Ndërsa shton se BDI është dhe ka qenë pro dialogut me Bullgarinë, edhe atëherë kur VMRO nuk ka besuar në Bashkimin Evropian.

“Unë ju falenderoj për ftesën që të bëhemi pjesë e dialogut. Realisht ne pjesë e dialogut kemi qenë edhe në të kaluarën se është një ndër prioritetet tona si BDI që ky shtet një ditë e më parë të jetë pjesë e familjes evropiane edhe atëherë kur ju nuk keni besuar në Bashkimin Evropian dhe me keqardhje shpreh se nuk mund të vendosni edhe për ata qytetarë të cilët besojnë fuqishëm në BE dhe nuk mund të funksiononi me teorinë e përjashtimit sepse ashtu ju konvenon juve”, deklaroi Arbana Pasholli, deputete e Frontit Evropian

Kryeministri akuzoi opozitën se situata aktuale është pasojë e politikave të qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së. Ndërsa tani shtoi ai, Qeveria po punon për të ndryshuar perceptimin tek partnerët evropianë dhe për të krijuar hapësirë për zhbllokimin e procesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër