Serenay Sarıkaya shoqërohet nga policia, zbardhen detajet e operacionit të madh antidrogë në Turqi

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një aksion të gjerë antidrogë që ka përfshirë disa zona të Stambollit dhe Muğla-s, duke sjellë në qendër të vëmendjes edhe emra të njohur të ekranit turk. Mes personave të shoqëruar nga policia ishte edhe aktorja e famshme Serenay Sarıkaya, e cila po hetohet në kuadër të një çështjeje që lidhet me përdorimin dhe lehtësimin e përdorimit të lëndëve narkotike.

Sipas mediave turke, pas marrjes në pyetje nga prokuroria, Sarıkaya iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe analizave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku iu morën mostra biologjike për ekzaminime të mëtejshme. Pas përfundimit të procedurave, aktorja u lirua.

Hetimi është pjesë e një operacioni më të gjerë të nisur nga Prokuroria e Bakırköy-it, pas goditjes së disa rrjeteve të trafikut të drogës dhe sekuestrimit të sasive të konsiderueshme të kokainës. Fokus i këtij aksioni nuk janë vetëm trafikantët, por edhe personat që dyshohet se kanë krijuar ambiente për konsum ose kanë qenë përdorues të substancave narkotike.

Deri tani, autoritetet kanë lëshuar 26 urdhër-arreste. Në mesin e emrave të përfshirë në hetim ndodhen edhe artistë dhe aktorë të njohur si Mabel Matiz, Onur Tuna, Feyza Civelek, Volkan Bahçekapılı, Aslıhan Turanlı dhe reperi Blok 3.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar për analiza të gjakut dhe flokëve në Mjekësinë Ligjore. Një pjesë e tyre janë liruar menjëherë pas testeve, ndërsa disa të tjerë janë paraqitur në gjykatë për masat e sigurisë. Mehmet Rahşan është lënë në burg, ndërsa disa emra të njohur janë liruar me detyrim paraqitjeje dhe ndalim të udhëtimit jashtë Turqisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër