Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Nga Xh M
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj Zhurnal.mk – Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash.

Karçanaj është parë duke hyrë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.

Ajo po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër