Kënga për Roelin emocionon familjen Kasapi, nëna e Shpatit falënderon publikisht Pandorën

Nga D. V.
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Surpriza e fundit e këngëtares Pandora është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar, pasi artistja bëri të ditur se ka realizuar një këngë kushtuar Roelit, djalit të këngëtarit Shpat Kasapi.

Në intervistën e saj për “Artistët shqiptarë”, Pandora tregoi se ky projekt lindi nga një emocion i veçantë dhe se teksti është shkruar “nga zemra”, gjë që preku shumë njerëz.

Mes reagimeve të shumta pozitive, një nga më të veçantat ishte ai i nënës së Shpat Kasapit. Gjylymsere Kasapi ka falënderuar Pandorën publikisht përmes një komenti në videon e publikuar nga Artistët Shqiptarë në Facebook, duke shprehur emocionin e saj për këtë dedikim.

“E bukura dhe e dashura PANDORA..! Jam emocionuar me idenë tënde..! Të faleminderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen..!! të përqafoj fortë”, ka shkruar zonja Kasapi.

Mesazhi i saj u pëlqye dhe u shpërnda nga ndjekësit, duke e bërë edhe më të dukshme sa shumë është vlerësuar kjo këngë dhe gjesti i Pandorës ndaj Roelit dhe familjes së Shpatit. /Telegrafi/

– YouTube  youtu.be

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër