Levica: Kumanova është kthyer në biznes privat të kumbarëve të Maksim Dimitrievskit

Nga B.M
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj, Zhurnal.mk – Maksim Dimitrievski po përballet me akuza të reja nga Levica, të cilët thonë se kumbari i tij po përjeton një tjetër “bum biznesi” në Kumanovo pas skandalit me tokën për “Lidl”.

Derisa qytetarët e Kumanovës jetojnë në kaos urbanistik dhe po shpërngulen masivisht, njerëzit e afërt me Maksim Dimitrievskin duket se po përjetojnë një bum të vërtetë biznesi, reagojnë nga Levica.

“Nga gjithsej 48 iniciativa të pranuara për vendosjen e centraleve fotovoltaike, plot 16 janë të lidhura me kompaninë ‘Solar Energy Group’, në pronësi të Dobrin Petrushevskit dhe Dragan Mitevskit – kumbari i Maksim Dimitrievskit. Kjo do të thotë se një e treta e të gjitha iniciativave të pranuara përfundojnë te një kompani e lidhur drejtpërdrejt me rrethin më të ngushtë të kryetarit të komunës.

Në të gjithë skemën shfaqet edhe Aleksandar Krstevski – ish-udhëheqës i Agjencisë për Kulturë, ndërsa sot drejtor i Shtëpisë për të Moshuar ‘Zafir Sajto’. Në vend që institucionet të punojnë në interes të qytetarëve, po shohim se si funksionarë dhe njerëz të afërt me Maksim Dimitrievskin sillen rreth kombinimeve fitimprurëse të biznesit të lidhura me sektorin energjetik”, theksojnë nga kjo parti, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas tyre, kumbari i Maksim Dimitrievskit përmendet edhe në skandalin me “Lidl”, ku toka e paraparë për ndërtimin e marketit, sipas njoftimeve, kishte përfunduar në pronësi të Dragan Mitevskit edhe para se opinioni të mësonte se zinxhiri gjerman i marketeve do të investonte në Kumanovë.

“Është e qartë se në Kumanovë më shpejt po zhvillohen bizneset e kumbarëve të Maksim Dimitrievskit.

Kur një e treta e iniciativave energjetike përfundojnë te kompania e kumbarit të kryetarit të komunës – kjo nuk është ‘biznes i suksesshëm’. Ky është dëshmi se ZNAM dhe Maksim Dimitrievski po e shndërrojnë Kumanovën në një projekt privat biznesi për njerëzit e afërt”, thonë nga Levica.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër