Jep dorëheqjen drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Lorena Arapaj

Nga Xh M
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 26 maj Zhurnal.mk – Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen nga detyra.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa pritet të ketë më shumë informacion në vijim lidhur me zhvillimet në drejtimin e institucionit shëndetësor. Dorëheqja e saj vjen në një moment kur Spitali Rajonal i Vlorës mbetet një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në qark, me një fluks të lartë pacientësh dhe shërbimesh. Arapaj u emërua në krye të institucionit shëndetësor në tetor të vitit 2025.

Pritet që orët në vijim të ketë, një informacion zyrtar lidhur me drejtimin e institucionit shëndetësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër