Bruksel, 26 maj Zhurnal.mk – Ka nisur konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, me Zëvendësministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Ndërsa Marta Kos theksoi se Shqipëria ka plotësuar piketat e ndërmjetme, një arritje për tu kremtuar, një punë e madhe prej një dekade.
“Sot ne po vendosim me vetëbesim edhe termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit të BE. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitullin më të rëndësishëm për shtetin e të drejtës. Arritja e sotme çel një fazë të re. Pra pa hapin e sotëm mbyllja e kapitujve nuk do të ishte aspak me vlerë. Ne do vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizonin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027. Piketat mbyllëse për të cilat BE ka rënë sot dakord janë një sinjal i qartë. Shteti i së drejtës prek çdo qytetar, është koha që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe duke dhënë rezultate për reformat që kanë peshë për ta. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Por Shfrytëzoni këtë moment dhe le t’i kthehemi punës”, deklaroi Marta Kos.
Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, theksoi se politika e zgjerimit jep rezultate konkrete kur reformat ndiqen me vendosmëri.
