Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

Nga B.M
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid – spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan sot nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor.

Të enjten spërkatja do të zhvillohet në Radovish nga ora 09:00, në Konçe nga ora 12:00 dhe në Strumicë po ashtu duke filluar nga ora 12:00.

Të premten aktivitetet do të vazhdojnë në Vallandovë nga ora 09:00, në Vasilevë nga ora 12:00, në Bosillovë nga ora 09:00 dhe në Novo Sellë duke filluar nga ora 12:00.

Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor apeluan te bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonat ku do të kryhet trajtimi gjatë kohës së spërkatjes.

Shtohet se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e aktiviteteve, spërkatja do të kryhet në termin tjetër të përshtatshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër