Kurban Bajrami, LDK: Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj, Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një komunikate për media, LDK tha se kjo festë është simbol i devotshmërisë, sakrificës, mirënjohjes dhe humanizmit.

“Ajo na rikujton vlerat më të larta njerëzore: solidaritetin, dashurinë, kujdesin dhe afërsinë me njëri-tjetrin, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër, ju urojmë shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush. Me fat Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër