Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi

Nga D. V.
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ai ka thënë se kjo ditë të shërbejë si reflektim për mirësi e bashkim.

“Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.”

“Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.”, ka shkruar Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër