MPB: Qytetarët me kategori B mund të vozisin motoçikleta deri në 125 cm³, por me trajnim paraprak

Nga B.M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se nga sot, qytetarët që posedojnë patentë shoferi të kategorisë B do të mund të drejtojnë motoçikleta deri në 125 cm³, por vetëm pasi të kenë ndjekur paraprakisht një trajnim të detyrueshëm teorik prej katër orësh.

Nga MPB-ja theksojnë se drejtimi i motoçikletës deri në 125 cm³ nuk lejohet pa përfundimin e kësaj trajnimi dhe pa sigurimin e vërtetimit përkatës nga auto-shkolla.

“Trajnimi zgjat katër orë dhe përfshin tema kyçe për sigurinë në komunikacion, si pajisjet mbrojtëse, kontrolli dhe stabiliteti i motoçikletës, transporti i bashkudhëtarit dhe menaxhimi i rreziqeve në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër