Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Prej tyre, 14 kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa njëri ka qenë i mitur, një tjetër me ndalesë aktive për drejtim automjeti dhe një person tjetër pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit, transmeton Zhurnal.mk.
Nga MPB njoftoi se në Shkup tre persona kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, katër në Tetovë, pesë në Manastir dhe nga një në Makedonski Brod dhe Veles, ku njëri prej tyre ishte i mitur.
Një person në Veles ka drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër ka vozitur pavarësisht ndalesës aktive.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
