Tiranë, 27 maj Zhurnal.mk – Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryedemokrati Sali Berisha pasi uroi shqiptarët për festën e Krban Bajramit, tha se Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat për transformimin e vërtetë të PD. Për të misioni historik është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi në pushtet.
“Më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla. PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.
Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë. Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet”.
