Shkup, 27 maj Zhurnal.mk – Sëmundja e sklerozës multiple është duke prekur çdo ditë sa më shumë persona, ndryshe e njohur si sëmundja e heshtur, me diagnostifikimin e saj, nuk fillon vetëm lufta kundër sëmundjes, por edhe përballja me çështjen e trajtimit të saj nëpër institucione, të cilat akoma zbatojnë procedura burokratike. Edhe pse sipas institucioneve po sigurohen fonde për terapi të reja, për shumë familje sfida mbetet trajtimi në spa, pajisjet ortopedike dhe labirinti i burokracisë. Sipas drejtorit të Fondit për Siguri Shëndetësore, me më pak barriera pacientët do të kenë mundësi që terapinë e nevojshme ta marrin më afër të vendbanimit të tyre. Sipas Sasho Klekovskit, më herët pacientët kanë ardhur deri në Shkup, edhe për terapinë tabletare, sepse ishte e nevojshme që të njëjtat të merren nga Klinika e Neurologjisë.
“Interferonët do të jenë të kapshme në ato klinika, ku do të ketë koncentrim më të madh i pacientëve, por kuptohet edhe aty duhet të ketë mjek neurologë, sepse pa neurolog dhe pa përcjellje të terapisë, nuk do të mund të centralizojmë atë, dhe ajo në këto momente do të jetë në Manastir, Kumanovë, ndërsa në fazën tjetër Strumica do të përfshihet. Sa i përket terapisë biologjike, tani është kryer një trajnim me motrat medicinale me spitalet në Shtip dhe Ohër.”, – deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
Terapia biologjike të cilën deri më tani e marrin një pjesë e caktuar e pacientëve, ky numër duhet të rritet, sepse kjo terapi u ndihmon në përmirësimin e jetës së tyre, dhe se e njëjta do të fillohet të jepet në Shtip dhe në Ohër, ndërsa sipas numrit të pacientëve, e njëjta mund të zgjerohet edhe në qytetet tjera, theksuan autoritetet.
“Klinika për neurologji në vazhdimësi është duke u angazhuar në drejtim të përmirësimit të kushteve për pacientët me këtë sëmundje. E dimë se kjo sëmundje për fat të keq po i infekton të rinjtë, ku mosha mesatare e të prekurve është 20 deri më 40 vjeç.”, – theksoi drejtori i Klinikës së Neurologjisë, dr. Jovan Bozhinovski.
“Protokollet e më hershme të terapisë kanë qenë shumë më të ashpra, ndërsa tani kemi udhëzime për protokolle më toleruese për tretmanin e pacientëve me këtë sëmundje.”, – u shpreh dr. Slobodanka Buneska Sazdova nga Klinika e Neurologjisë.
Në vendin tonë 2.300 pacientë jetojnë me sklerozën multiple. Sipas autoriteteve për terapi biologjike, nuk do të ketë më pritje.
