Vrasja në Prishtinë: Ky është Agron Hajdari “Radulla”, i njohur me të kaluar kriminale të lidhur me narkotikët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj Zhurnal.mk – Disa krisma armësh janë dëgjuar në Prishtinë, pak momente më parë.

Nga pamjet e siguruar nga vendi i ngjarjes në “Breg të Diellit” dyshohet për një person të vrarë.

Disa policë janë parë në kërkim të të dyshuarit përkitazi me këtë rast.

Poashtu edhe ndihma e shpejtë është në vendin e ngjarjes.

****

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtina.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është Agron Hajdari.

Sinjali mëson se Hajdari ishte i njohur me nofkën “Radulla” dhe dyshohet se kishte të kaluar të lidhur me veprimtari kriminale, përfshirë edhe narkotikët.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.

artikuj të ndërlidhura