Bebe Rexha dhe David Guetta paralajmërojnë bashkëpunimin e ri “Sad Girls”, pas shumë hiteve që kanë sjell së bashku ndër vite

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha dhe DJ-i i famshëm francez David Guetta kanë nisur të ngacmojnë fansat me projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Sad Girls”, i cili do të publikohet të premten, më 29 maj 2026.

Sipas HelloRayo (KISS), Rexha e konfirmoi lajmin përmes një postimi të përbashkët (“collab post”) me Guetta-n, ndërsa më pas të dy publikuan edhe një video ku e paralajmëronin këngën teksa përgatiteshin për American Music Awards.

Në video, Bebe dëgjohet të thotë: “Hej të gjithëve, jam Bebe Rexha dhe ‘Sad Girls’ del këtë të premte, më 29 maj, dhe unë po e pres Guetta-n sepse ai po përgatitet…”.

Guetta, nga ana e tij, u shpreh shumë entuziast për këngën e re: “Jam vërtet i obsesionuar me ‘Sad Girls’, ndaj jam shumë i lumtur që më në fund po del. Më pëlqen shumë”.

Ky bashkëpunim vjen pas suksesit të mëparshëm të dyshes me hitin “I’m Good (Blue)”, ndërsa artikulli përmend se Bebe Rexha e ka konsideruar atë këngë si diçka shumë të rrallë për t’u përsëritur, duke thënë: “Sinqerisht, ta themi troç, ‘I’m Good’ është një ‘unicorn’…”.

Ndërkohë, pas paralajmërimit të “Sad Girls”, fansat kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre kanë kërkuar që Rexha dhe Guetta të sjellin edhe një album të përbashkët.

– YouTube  youtu.be

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër